Flamur Noka: Rama bie nga pushteti, kur të largojmë pengun e tij në PD

0
271

Deputeti Flamur Noka shkruan se Edi Rama largohet nga pushteti, kur PD-ja të çlirohet nga pengu i tij, Lulzim Basha.

Me një postim në Facebook, Noka shkruan se në vend të largimit të Ramës, Lulzim Basha po largon demokratët nga PD-ja.

Reagimi i Flamur Nokës:

Basha ka 8 vjet që i shërben Ramës duke bërë gjithçka për ta lënë atë në pushtet.

Në vend që të largonte Ramën, pengu Basha ka zgjedhur që të largoje demokratët për të ruajtur karrigen tij dhe për të mbrojtur interesat e tij.

Mënyra më e shpejtë për të rrezuar Ramën është çlirimi i PD nga pengu i tij.

Në mënyrë që opozita të realizoje qëllimin, asaj i duhet një lider dhe jo një peng kryetar.

11 Dhjetori do te jetë dita kur PD do t’u rikthehet demokrateve dhe misionit të saj për rrëzimin e Ramës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here