Kongresmenët e SHBA erdhën në Tiranë për afganët

0
208

Një grup kongresmenësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në Shqipëri, ndërsa kanë zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin aktual të partisë demokratike Lulzim Basha.

Gjatë takimit të kongresmenëve me Kryeministrin Rama ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, e cila ngriti dy gishta para kryeministrit shqiptar, veprim i cili ende është i paqartë.

Mbërritjen e kongresmenëve amerikan e bëri te ditur një ditë më parë ambasadorja amerikane në vendin tonë, e cila u shpreh se  ishte: “Kënaqësi të mirëpreste anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner në Tiranë”. Në postimin e djeshëm të ambasadës amerikane thuhej se ky delegacion do të kishte diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptar.

Por kureshtjen e paralajmëruar nga ambasadorja Kim e shuajti njëra nga kongresmenet, Elissa Slotkin e cila deklaron se Këtë fundjavë, ishte e lumtur që ndodhej në Shqipëri me një delegacion dypartiak të Kongresit për të falënderuar shqiptarët për bujarinë e tyre, për të pritur afganët, të cilët ekipi amerikan i ndihmoi për t’i evakuuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here