Na paralajmëroi për surpriza, por Kim i çon senatorët amerikanë tek Rama

0
288

Ditën e djeshme, ambasadorja e SHBA Yuri Kim njoftoi se në Shqipëri kishin mbërritur 3 anëtarë të kongresit amerikan me një mbishkrim në rrjetin social “Tëitter” ku thoshte se gjatë ditës së sotme do të jepeshin më shumë detaje lidhur me vizitën e tyre në vendin tonë.

Ndërsa pikërisht ashtu siç mendohej në njëfarë mënyrë, Yuri Kim dhe ongresmenët amerikanë kanë shkuar në zyrat e kryeministrisë, ku u takuan me kryeministrin Edi Rama i cili fotot i ka publikuar në rrjetin social facebook, me mbishkrimin: Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës.

Ajo çfarë bie në sy nga fotot e publikuara, është fakti që ambasadorja Yuri Kim ka pozuar me dy gishtat lartë në momentin kur është afruar pranë tavolinës së zyrës së kryeministrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here