Erion Veliaj nuk lodhet duke gënjyer. Madje edhe për gjëra krejt të dukshme që janë në sytë e të gjithëve. Lapsi.al ka fotografuar këtë të dielë një nga “veprat” për të cilat kryebashkiaku i Tiranës ka mashtruar së paku tre herë. Fjala është për fushat e tenisit tek parku i liqenit. Fotot janë të së dielës pasdite kur ato ishin bosh ndërsa kafeneja buzë tyre, plot e përplot.
Po përse ishin fushat pa lojtarë tenisi?
Për faktit e thjeshtë se ato nuk ishin gati. Po të shihen fotot, për këdo qe e njeh ketë sport, aty mungojnë edhe vizimet për ata që duan të luajnë dopjo, pra 2 kundër dy, edhe katrorët ku lojtari që gjuan shërbimin është i detyruar të fusë topin.
Dhe kjo ndodh sot, në nëntor, kur deri më tani këtë mjedis sportiv kryebashkiaku i Tiranës e ka inaguruar plot tre herë.
Një herë sëbashku me kryeministrin Rama në 28 mars (foto pshtë).
“Ngaqë ka qenë e zënë me ferra, shumica e njerëzve as nuk e dinin që ishte gjithë kjo hapësirë. Ky na kishte ngelur tamam si ai çibani i fundit për tu çliruar, e kur mbaj mend që erdhëm këtu ditën e parë, e gjetëm dosa, dhi, keca e cdo gjë në Liqen, e paimagjinueshme,” u shpreh Veliaj.
Një herë të dytë në 22 qershor, kur ai shpërndau në të gjitha mediat mesazhin se tashme këndi sportiv ishte gati (poshte foto e qershorit).
Duke u nisur nga fakti se fushat e liqenit ishin inaguaruar tashmë dy herë, Lapsi.al e kontrolloi këtë investim disa herë gjatë verës dhe ai vazhdonte të mbetej jo i përdorshëm për qytetarët. Ne botuam në datën 1 gusht disa foto që tregonin mashtrimet e vazhdueshme të kryebashkiakut. Fushat ishin ende djerrë njesoj si recepsioni per te shkuar tek ato. (shiko poshtë)
I gjithë ky vëzhgim u bë pjesë e një shkrimi në Lapsi.al ku vihej theksi tek manipulimet e kryebashkiakut prestigjator (linku këtu).
Nuk kaluan as dy javë nga ky artikull, pikërisht më 13 gusht, dhe Veliaj “zbarkoi” për herë të tretë tek fushat e liqenit për të thënë se tashmë gjithçka ishte gati, se ato qenë vizuar dhe se, së fundi, qytetarët mund ti gëzoheshin këtij investimi të bashkisë.
Në Facebook-un e tij, midis një lajmi për shkollë të re dhe një martese të celebruar, ai botoi lajmin e madh se fushat e tenisit ishin gati me vizim profesional.
Që atëherë kanë kaluar gati dy muaj dhe fushat janë sërish të shkreta. Fotot e bëra në 7 nëntor nga Lapsi.al tregojnë se aty, jo vetëm nuk luan njeri, por vizimet që përmendi Veliaj nuk ekzistojnë. Janë hequr disa viza sa për ti nxjerrë në Facebook por të pamjaftueshme për të bërë një lojë tenisi (fotot poshtë).
Ndërsa ndryshe nga fusha bari që shet kafe dhe alkool, pra prodhon para, i ngritur gjoja në shërbim të sportit, funksionon prej kohësh (fotot poshtë).
Natyrisht, dy fusha tenisi tek liqeni janë një pjesë shumë e vogël e pazllit për të zbardhur mashtrimet e Veliajt. Por ato janë shëmbulli për të treguar se si bën propogandë mshtruese kryebashkiaku edhe për një gjë kaq flagrante që është në sytë e dhjetra mijra njerzve që shëtisin nga parku i liqenit./ lapsi.al