Arrestohet një shqiptar, autor i grabitjes së përgjakshme që ndodhi në orët e para të së shtunës në një minimarket në Greqi.
Ngjarja ndodhi në rrugën Gr.Lambraki, në Toumpa të Selanikut, ku gjatë grabitjes, shqiptari vrau një 44-vjeçar. Sipas informacioneve të ‘Thestival’, autori është arrestuar në shtëpinë e tij mëngjesin e sotëm.