Përfaqësuesja angleze ka pësuar ndryshime në listën e saj për ndeshjet që do të luajë në nëntor, ku në të parën do të përballet me Shqipërinë. Katër lojtarë janë lënë jashtë nga lista fillestare e publikuar nga trajneri Gareth Southgate, teksa një debutues që zë vendin e tyre.
Në radhët e Anglisë është ftuar i riu i talentuar i Arsenalit, Emil Smith Rowe, i cili ishte thirrur paraprakisht, por më pas ishte lënë në pritje. Vendimi erdhi pasi nga grumbullimi u tërhoqën për shkak dëmtimi Marcus Rashford i Manchester United dhe si pasojë e një infeksioni viral të James Ward-Prowse të Southampton.
Ndërkohë, Mason Mount i Chelsea dhe Luke Show i Manchester United, nuk udhëtuan as për t’u bashkuar me përfaqësuesen për shkak të gjendjes shëndetësore, sepse i pari ka kryer ndërhyrje të vogël kirurgjikale në gojë, ndërsa i dyti i është nënshtruar protokollit për tronditjet pas një goditje në kokë që ka marrë në ndeshjen e kampionatit.