Ndoka: Basha i shpërfytyruar si njeri dhe politikan, dyshoj se ka bashkëpunuar me Ramën edhe për listën e deputetëve

0
290

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka bërë një deklaratë të fortë sot ku tha se Lulzim Basha, ish-aleati i tij, tashmë është shpërfytyruar si njeri dhe si politikan.

Ndoka e akuzoi Bashën se nuk e ka përfshirë në listën e sigurtë për deputet sepse ka bashkëpunuar me Edi Ramën, me këtë të fundit, që siç thotë kryedemokristiani, ia ka diktuar listën e kandidatëve të PD.

“Unë jam ndryshe nga Basha. Për përgjegjësine e Bashës jap dorëheqjen unë, ndërsa Basha vetë nuk jep dorëheqjen. Nuk e kam prit asnjëherë se Basha do të tjetërsohet si njeri , se si politikan i kishte dhënë shenjat. Pra që është deformuar, nuk e mban fjalën. Ka pësuar një zhgënjim të madh edhe si politikan por edhe në marrëdhëniet njerëzore. Është shpërfytyruar, ka humbur besimin, simpatinë që kam pasur për të”, tha Ndoka.

“Në një farë mënyre po zbardhen prapaskenat. Kam përshtypjen se ky ka bashkëpunuar me Ramën dhe për listën. 24 orë përpara se të takoja Bashën, më vjen një ekspononet i partisë time dhe më thotë ti nuk do jesh në listat e Bashës dhe as PDK. Personi ishte kontaktuar nga Rama që të kandidonte ai dhe të mbushte boshllëkun që linte PDK. Nuk e besoja, por kjo ndodhi. Kjo ndodhi dhe me Klevis Balliun. Ai ngriti kauzën te unaza dhe kush ishte fundi i tij, Basha me ndikimin e oligarkëve tha ky nuk do të jetë kandidat”, u shpreh Ndoka.

I pyetur nga Xhaxhiu nëse e ka takuar Bashën pas 25 prillit, Ndoka tha se nuk e ka takuar, duke shtuar se madje as në rrugë nuk i ka folur.

“Jo nuk e kam takuar asnjëherë. Jo vetëm unë por asnjë nga aleatët. Është mbyllur në bunkerien e tij. Rastësisht e takova një ditë në rrugë dhe i ktheva kurrizin. Mendova për një moment ta respektoja si qytetar, por diçka e brendshme mu rrotullua. Këtë mashtrues ja kam thënë, e kam shfryrë dufin tim“, deklaroi Ndoka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here