Nga Bujar Nishani
Lulzim Basha deklaron se: “Vendi duhet kthyer në shinat e demokracisë”.
Po, kjo është nevojë e domosdoshme, por kjo nis me hapin e parë, të çlirimit të opozitës nga pengmarrja e Lulzim Bashës në interes të rregjimit monokratik të Edi Ramës.
Kthimi i lirisë, të drejtës, votës, integritetit, dinjitetit tek Partia Demokratike si i vetmi mekanizëm kundërvënie ndaj rregjimit aktual, është shpresa për rikthimin e të gjithë vendit nesër, në shinat e demokracisë dhe të vërtetës përtej bunkerit ku skuthat antishqiptar janë strukur në aleancë me njëri tjetrin.
Të ringremë PD, për të shpëtuar Shqipërinë!