Deklaratat e Bardhit/ Vasili e nxjerr bllof: Nuk na kanë propozuar për ndarje mandatesh

0
112

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi sot se nuk ka pasur kurrë propozim nga PD për mandate apo numra mandatesh.

Në një dalje për mediat pas deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, Vasili tha se thashethemaxhinj e zëdhënës të pazarit Rama-Basha janë lëshuar mediave për të përzierë e për të fshehur e për të krijuar alibi për këtë Pazar.

“Të nderuar qytetarë dhe qytetare, jemi këtu së bashku në këtë komunikim me vendimin e prerë për të mos heshtur më. Mediave shqiptare e rrugëve janë lëshuar thashethemaxhinj e zëdhënës të pazarit Rama-Basha për të përzierë e për të fshehur e për të krijuar alibi për këtë pazar, e duke dashur të zënë me gojë dhe LSI. Në respekt të qytetarëve, mijëra qytetarëve opozitarë të cilët me ndershmëri deshën ndryshimin është momenti për të thënë të vërtetat e mëdha siç janë e për të mos heshtur më. E vërteta e madhe është që s’ka pasur kurrë qoftë dhe një propozim të vetëm zyrtar nga partia e Lulzim Bashës për mandate, për numra mandatesh e gjëra të kësaj natyre. Anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike janë aty, anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë aty, le të thonë a kanë parë ndonjë propozim të tillë? E nëse ka një propozim të tillë zyrtar, këtë dokument le t’ia vënë në dispozicion mediave shqiptare që ta njohin por një dokument i tillë nuk ekziston dhe faqja e zezë për ata që mashtrojnë pasi kanë shitur interesat e opozitës ditën për diell”, deklaroi Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here