Inati i Uashingtonit me Berishën kapërcen kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut

0
774

Nga Genc Mlloja

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e ka paralajmëruar udhëheqësin veteran të Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, krijesën e diplomacisë amerikane në vitet 1990 duke e bërë President në kohën kritike e kaotike të ndryshimit të sistemeve në Shqipëri, se tani me 2021 po u bë kryetar i PD-së Uashingtoni pret çdo lidhje me forcën më të  madhe opozitare në Shqipëri.

‘Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur (persona non grata) nga Sekretari i Shtetit’, tha Ambasadorja Kim me një ‘NUK’ që roli i diplomacise është per ta zbutur në një bisedë në Top Chanel TV të mërkurën.

Diplomacia amerikane ka bërë përpjekje të pandërprera në shumë kanale para viteve 1990 për t’u lidhur me Shqipërinë e kohës së të ndjerit Enver Hoxha edhe pse e quante diktator ‘gjakatar’ komunist.

Ish-Presidenti Trump u ul në tryeze bisedimesh me diktatorin ‘bërthamor të Koresë së Veriut duke i bërë elozhe të papara.

Së fundi SHBA ua dorëzoi talibanëve pushtetin në Afghanistan pas 2 dekadave lufte gjakatare si ato në Vietnam, Laos e Kamboxhia prej ku superfuqia numër një u tërhoq me humbje të papara njerëzore e materiale për popujt e këtyre vendeve fatekeqe si dhe për vete popullin amerikan. Katastrofa njerëzore e shkatërrimtare në ato vende nuk tregohet sa është. Po ashtu pasojat e tmerreve të tilla ndihen kudo në Amerikë në aspektin njerëzor por edhe material.

Kore e Veriut, Vietnam, Laos, Kamboxhia prej ku trupat amerikane u përzunë me luftë përballë armëve të përdorura në luftërat e mëparshme më keq se në Luftën e Dytë Botërore, tani diplomacia amerikane u bën korte ‘diktatorëve’ të atyre vendeve, veçanërisht Vietnamit komunist super të zhvilluar.

Ka shume të ‘dashur’ të tashëm e të ‘urryer’ të së kaluarës Amerika kudo në botë e shembull për të mos u kujtuar janë juntat gjakatare e ngjarjet e lidhura me ta në Amerikë Latine, Lindje të Mesme e gjetke.

Duke i parë gjërat në këtë sfond super të pjesshëm sipërfaqësor ku kudo ka qenë dora e diplomacisë e forcës shpeshherë të ‘thyer’ amerikane nën sloganin në mbrojtje të popujve, të të ‘drejtave të njeriut’ kushdo mendon se ku ka gabuar ndaj Uashingtonit në mënyrë të pafalshme ‘benjamini idol’ – SALI Berisha, që Amerika të shfryjë urrejtjen me zehrin më të idhët derisa Ambasadorja Kim përbetohet se ‘nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë (Sali Berisha) që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur!’

Kim e vendit super demokratik ka kaluar çdo etikë kur merret me një parti e ish-aleat besnik pa fakte konkrete, kur akoma Gjykata e Parisit nuk ka dhënë verdiktin, kur një kryeministër ka vendosur autokracinë absolute, kur vete vendi i saj është në lufte politike me një ish- President që sfidon pushtetin e madje pasuesit e tij pushtuan me përleshje Capitolin në janar 2021.

Asnjë leksion të zhvillimeve ‘demokratike’ e po aq dramatike në SHBA, Kim nuk ka dhënë që t’u tregoje shqiptarëve, rinisë, se ku i rrjedh uji ‘shtëpisë së saj.

Në Shqipëri jo çatia, por ka rënë ngrehina e populli e ndjen, por shqiptarët do të donin të mësonin mëkatet, sado të rënda, veç të tjerash të Sali Berishës ndaj SHBA-së, aleatit strategjik.

Ku i ka shkelur në kallo Amerikës kaq fort Berisha (më shumë se diktatori i Phenianit) që Yuri Kim as për kafe nuk ulet me të?

/Argumentum.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here