Komenti që tregon gjithçka/ Ish-kandidatja e LSI-së: Edhe pse na thonin  në çdo tavolinë që shkonim se Basha po ju sulmon, ne nuk e tradhëtuam atë

0
203

Pas statusit në Facebook të ish-ministrit të Dretësisë Ylli Manjani, i cili kritikonte ashpër deklaratat e Sekretarit të PD-së Gazmend Bardhi, komenti i ish-kandidates për deputete të LSI-së Brisida Shehaj tregon gjithçka se çfarë ndodhte gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE https://www.standard.al/2021/11/12/deklaratat-e-bardhit-manjani-padyshim-qe-lsi-ka-mekatet-e-veta-por-nuk-jane-shkaktare-te-humbjes-se-pd-se/

Shehaj shkruan se edhe pse në cdo vend që shkonin, qytetarët iu deklaronin se Basha po i sulmon hapur LSI-në, ata vendosen të mos e tradhëtonin kryedemokratin, edhe pse ata nuk ishin të ndërgjegjshëm se cfarë po bënin.

Komenti i Shehajt:

Ka te drejte zoteria( se po e mbaj gojen ) te flas sot. Se u treguam me korrekt sesa ai meritonte. Ne nuk ishim budallenj kur ne cdo tryeze apo takim me shqiptaret fjalia e pare qe degjonim ishte kot e keni luli eshte i shitur, pd po sulmon lsi dhe jo ps etj etj. E ne serisht mbronim lulin jo se nuk e dinim cfare po ndodhte por sepse betejen e kishim me rilindjen. Ne vendosem te mos tradhetonim veten dhe vendin. Por ja pra qe e verteta vonon por nuk harron. Lsi mund te kete shume kusure por jo ate te pazarit per qoken e rradhes. Luli nuk tradhetoi vetem pd, nuk i beri keq vetem pd por nje kombi te tere. Shpopullimi i keti vendi eshte sa faj i rilindjes po aq dhe i bashes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here