VIDEO/ Rusia tanke pranë kufirit të Ukrainës, SHBA: Çdo veprim agresiv…

0
140

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kane reaguar të shqetësuara këtë javë për aktivitetin ushtarak rus pranë kufirit të Ukrainës, teksa kanë pohuar se angazhimi i SHBA ndaj sovranitetit të Ukrainës është “i hekurt”.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken shprehu shqetësimin të mërkurën për atë që ai e quajti  “raportet e një aktiviteti të pazakontë ushtarak rus pranë Ukrainës”.

“Ne po monitorojmë rajonin nga afër,” tha Blinken. “Siç bëjmë gjithmonë, ne do të vazhdojmë të konsultohemi ngushtë gjithashtu me aleatët dhe partnerët për këtë çështje.”

Ai shtoi: “Dhe siç e kemi bërë të qartë, çdo veprim shkallëzues ose agresiv do të ishte një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara.”

 

Blinken tha se administrata e Biden vazhdon të mbështesë “ zgjidhjen diplomatike të konfliktit në Ukrainën lindore”.

“Shqetësimi ynë është se Rusia mund të bëjë një gabim serioz duke u përpjekur të ripërsëritë atë që ndërmori në vitin 2014, kur grumbulloi forca përgjatë kufirit, kaloi në territorin sovran të Ukrainës dhe e bëri këtë duke pretenduar rrejshëm se ishte provokuar”, tha Blinken.

Ndërkohë Reuters raporton se Rusia hodhi poshtë raportet e mediave që flisnin për një sulm të mundshëm ndaj Ukrainës dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për një sërë lëvizjesh agresive në Detin e Zi./Opinion.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here