Zbardhen të tjera detaje nga atentati i përgjakshëm që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme.
Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeç u ekzekutuan me breshëri plumbash te rrethi i Astirit.
Ata po lëviznin me një automjet tip ‘Audi’ luksoz me targa AB 008 EM, kur drejt tyre u qëllua nga një tjetër automjet gjithashtu në lëvizje.
Burime për Syri.net bëjnë të ditur se një patrullë e Policisë së Tiranës ka ndaluar ‘Audi’-n ku ndodheshin Mihasi dhe Dumani, te Universiteti Politeknik, pranë sheshit ‘Nënë Tereza’.
Ata janë të lënë të lirë brenda pak sekondash dhe kanë udhëtuar në drejtim të Astirit, ku edhe iu bë prita me breshëri plumbash