Janë identifikuar personat që humbën jetën mbrëmjen e së shtunës në një atentat në zonën e Astirit në Tiranë.
Sipas policisë, viktimat janë shtetasit Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, të dy me precedentë të mëparshëm penalë.
Mihasi mësohet të jetë arrestuar në vitin 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë.
Erigers Mihasi dhe Armando Dumani u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi ndërsa udhëtonin me makinën e tyre Audi.