Këlliçi: Berisha vuri gjithë logjistikën e PD për të zgjedhur Bashën, kryetar bashkie

0
165

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ish-kryetar i FRPD, deklaroi sot lidhur me zhvillimet e fundit në partinë kryesore të opozitës se “në vitin 2021 nuk duhej gjendur zgjidhja te figura e Sali Berishës, pas 30 viteve që ka dhënë gjithçka dhe i ka marrë gjithçka PD-së. Mbase do doja që të kishte elita të tjera politike, por karizmën e tij nuk e ka askush në PD”.

Lidhur me nevojën për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, Këlliçi vërejti në një intervistë në Report TV “se ata që flasin për mitingje, i fyejnë demokratët. Nuk është miting, mbledhja e delegatëve. Mbetet një minorancë që për fat të keq po uzurpon PD-në. Arsyeja pse do të jem në Kuvend Kombëtar, është një forcimi i institucioneve brenda PD, edhe me Lulzim Bashën kryetar, mua s’më intereson kryetari, po një pjesë e mirë e institucioneve janë anashkaluar”.

Deputeti demokrat theksoi se “refuzohet që të pranohet që ka një krizë në PD që zgjidhet vetëm nëpërmjet institucioneve e nuk mundet që të pretendojnë që të pengojmë mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar. Statuti të prevalojë, por ne nuk jemi para një kërkese për mbajtjen e një Kuvendi rutinor…” tha ndër të tjera.

Në fund, ai komentoi edhe deklaratën e Bashës se ka arritur që të marrë Bashkinë e Tiranës, vetëm sepse “mbajti larg”, Sali Berishën.

“Berisha ka vënë infrastrukturën e mundshme logjistike të PD-së për të zgjedhur Bashën kryetar bashkie dhe ka qenë një betejë e jashtëzakonshme e një mikut tim, Arben Ristani që ka kompromentuar edhe figurën e tij se i qëndroi besnik transparencës së çdo vote, edhe pse u duk sikur komprometoi figurën e tij, i qëndroi besnik që të hapeshin kutitë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here