Nga Gent Strazimiri.
Sali Berisha s’i ka kërkuar kurrë besë askujt… aq më pak ty… po ti prapë je besëprerë!
Ti je besëprerë sepse, shkele besën e lidhur me secilin prej njerëzve të ndershëm të kësaj partie që u premtove betejë pa kompromis!
Ti je besëprerë, se ata njerëz që qëndruan 90 ditë në çadër sot i quan “llum”, “të korruptuar”, “të lidhur me bandat”, e ca më keq akoma “bashkëpunëtorë të regjimit” !
Ti je besëprerë, sepse këtyre njerëzve që u shite vuajtjet e protestave, gazin që thithën, burgun pas tij, ato ditë as i “protokollove” e as u kërkove “noterizim” si sot, e as u lexoje “rregulloren” e vitit 2009!
Tek Sali Berisha, secili prej tyre gjen vetveten, gjen të ilustruar historinë e tij të përpjekjeve 30 vjeçare, me sakrificat dhe sukseset, vuajtjet dhe zhgënjimet, lumturinë dhe përgjegjësinë, nderin dhe krenarinë për çdo arritje që ky vend pati nën drejtimin e Partisë Demokratike!
Ti je besëprerë sepse këtë univers emocionesh e pasionesh e quan “trekëndëshi i Bermudës” !
Ti je besëprerë sepse përmes qëndrimit ndaj Sali Berishës dhe justifikimeve që spërdredh çdo ditë përmes zgjatimeve apo kaviteteve të tua, flet si Fatos Nano e vepron si Edi Rama!
Çdo demokrat e di se sa mendohesh për ta prerë në besë, nëse je në gjendje të presësh në besë simbolin “Sali Berisha” ..
Në keto 30 vjet, demokratët kanë parë besëprerë të tjerë para teje, e mbase do shohin prapë por kjo ka të mirën e saj: menjëherë më pas demokratët mblidhen dhe forcojnë besën me njeri-tjetrin, duke u treguar vendin atyre që u tregonin se kujt “i ka mbaruar koha”…
Sot po dëshmohet sërish!