Shehu: Vendimi për djegien e mandateve u mor nga Lulzim Basha personalisht. Duhej të ishte dorëhequr, humbës kronik

0
164

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, në një intervistë për gazetarin Bled Marku, në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Shehu thekson se Basha duhet ta japë dorëheqjen si humbës i zgjedhjeve.

‘Basha është në krye falë nesh, pushteti i tij është falë Berishës. Basha nuk është konsistent. Kur Basha bën këto gjëra, tregon se nuk merr përgjegjësi. Nëse u kthehemi atyre që ka bërë PD, unë kam qenë përherë kundër bojkoteve.

Vendimin për djegien e mandateve e mori Basha. Vendimi për djegien e mandateve u mor nga Lulzim Basha personalisht.

Basha duhet të japë dorëheqjen, sepse nëse humb zgjedhjet, duhet të dorëhiqesh. Ky është rregull, që partia të rikuperojë dhe të ecë përpara.

Kjo është normë, që duhet sanksionuar në statutin tonë. Duhet vendosur në statut, që nëse kryetari nuk e shpall PD-në në zgjedhje parti fituese, duhet të japë dorëheqjen. Parti si PD që janë të rëndësishme, që synon rotacionin politik, duhet ta ketë në statut rregullin.

PD duhet që të punojë fort, duhet të riorganizohet mirë, që të mund të fitojë zgjedhjet. PD ka nevojë për Kuvendin. Në Kuvend duhet të vendosen rregullat e lojës’, u shpreh Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here