Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën për shtyp se Kuvendi i 11 dhjetorit do të sjellë bashkimin e demokratëve, jo përçarjen e tyre.
“Revolucioni paqësor i dhjetëra-mijëra demokratëve, qytetarëve, do të merret me pengmarrësin dhe pengun e tij. Asgjë nuk mund të ndalet.
Lulzim Basha duhet të vijë me datë 11 në Kuvend. Nëse nuk vjen, përjashton veten nga Kuvendin, jo nga partia. Por ditët në vazhdim janë të revolucionit demokratik paqësor.
Basha është pengu, formulat i jep të gjitha Edi Rama. Ai deklaron se janë llum, njësoj si Ramiz Alia në vitin 1990. Rama e shtyn atë. Por këto janë lojëra të rrezikshme dhe përgjegjës kryesor do jetë Edi Rama.
Kuvendi do çojë drejt bashkimit, jo drejt ndarjes. Demokratë në Shqipëri, që pranojnë një akt amoral dhe të pabesë si ky i peng-Bashës, nuk ka. Ky akt do bashkojë edhe më shumë demokratët,” tha Berisha.