Harxhi: Kuvendi i shpallur nga Lulzim Basha është nul. Në 11 dhjetor nis rrugëtimin PD-ja e re konservatore

0
249
Nga Edith Harxhi 
Partia Demokratike është bashkim i individëve të lirë dhe nuk mund ta marrë peng askush. Kuvendi i shpallur nga Lulzim Basha është nul dhe void pasi tashmë mbi 5000 kuvendarë kanë nënshkruar për mbledhjen e kuvendit më 11 dhjetor 2021 me një axhendë të vendosur nga vetë demokratët.
Lulzim Basha duhet të ndalë autoritarizmin në parti, mbylljen e saj, pengmarrjen e partisë, pasurimin si oligarku i vërtetë në kurriz të demokratëve shqiptarë dhe marrëveshjet e turpshme me Edi Ramën. Ai e paska të pamundur përballjen me verdiktin e demokratëve e prandaj po shket çdo orë në paftësi mendore, verbale dhe emocionale! Më mirë ta lemë në fatin e tij.
Nuk e kisha menduar kurrë që 31 vite pasi u ngritëm dhe festuam për rënien e rregjimit të Diktatorit, po ngrihemi dhe do të gëzohemi për largimin e shkatërrimtarit të shpresës së demokratëve dhe mbarë qytetarëve shqiptar.
Foltoret janë agora e demokracisë sonë të re! Kuvendi do të mbahet në 11 dhjetor dhe Lulzim Basha, kryesia e tij ilegjitime, sekretarët dhe forumet e pazgjedhura do të ç’bëhen! PD-ja e re konservatore do të ngadhënjejë dhe Rama & Co do të zhduken.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here