“Surprizë e pakëndshme” për Hollandën/ Gjigandi i naftës do të zhvendoset drejt Mbretërisë së Bashkuar

0
121

Gjigandi i naftës, Royal Dutch Shell, ka njoftuar se ka në plan të zhvendoset në Mbretërinë e Bashkuar, në përpjekje për të thjeshtëzuar strukturën e kompanisë.

Kompania do t’ju kërkojë aksionerëve të votojnë, për të zhvendosur rezidencën e taksave, nga Hollanda në Mbretërinë e Bashkuar.

BBC raporton se edhe shefi ekzekutiv i kompanisë, Ben van Beurden, do të zhvendoset në MB. Po kështu edhe shefja e financave dhe shtatë punonjës të nivelit të lartë.

Sekretari i Biznesit dhe Energjisë në MB, Kwasi Kwarteng, e mirëpriti këtë lajm, duke e konsideruar “një votë në favor të besimit në ekonominë britanike”.

Qeveria hollandeze nga ana tjetër, u shpreh e “surprizuar në mënyrë të pakëndshëm” nga ky propozim i Shell.

Pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, pati aludime se ky proces do të dëmtojë ekonominë dhe biznesin, duke sjellë zhvendosjen e kompanive në masë nga MB drejt BE-së. Megjithatë një skenar i tillë “apokaliptik” nuk ndodhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here