Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë qenë të ftuar dy deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Dashnor Sula.
Deputeti Sula, u shfaq më optimist lidhur me të ardhmen e Lulzim Bashës, duke deklaruar se deri tani ai “nuk ka qenë vetja” por “ka kohë për fitoren e Bashës”, ngjashëm me deklaratën e kreut të PD, se l”ufta sapo ka filluar!”.
Pjesë nga biseda në studio:
Ylli Rakipi: Përse e mbështesni Bashën, që ka humbur katër herë, dhe premton të humbë edhe 400 herë po të jetojë…
Dashnor Sula: Unë të mos hiqem si pro amerikan ekstrem, por e kam thënë edhe Bashës, nëse ti del non-grata, unë nuk do të jem edhe me ty. E kam bindje që PD, ka nevojë… Konflikti që ka filluar nga 2019, që nuk është faji vetëm i Bashës, se nuk i dogji vetëm ai mandatet.
Ylli Rakipi: Sali Berisha e ka mbajtur në pushtet PD-në, gjysmën e kohës, edhe pse ky është popull i majtë.
Dashnor Sula: Në 2009 nuk kemi fituar se ishim me mandatin e Dritan Priftit…
Ylli Rakipi:Po çfarë thua kështu? Unë po të bëj pyetje shumë të thjeshtë. Mund të më shpjegosh, përse je me një njeri që ka humbur katër herë?
Dashnor Sula: Deri në 9 shtator 2021, kryetari Basha nuk ka qenë vetja. Bindja ime është që Berisha ka patur ndikim të fuqishëm.
Edi Paloka: O Dasho, se po bëhemi qesharakë.
Dashnor Sula: Ka kohë për fitoren, se do rrjedhi ujë!