“Le të shkatërrohet PD”/ Demokratët masakrojnë me komente Dumën: Je degjeneruar në të gjitha drejtimet

0
193

“Nëse ka ardhur koha, kjo parti të shkatërrohet. Le të shkatërrohet”.

Kështu është shprehur, dje nënkryetarja e PD, Grida Duma në Kryesinë e partisë se Partia Demokratike mund edhe të shkatërrohet.

Kjo deklaratë është pasuar me reagime të shumta nga demokratët, të cilët i kanë shprehur në rrjetin social të Dumës.

Demokratët i janë përveshur Dumës, duke i thënë se ty s’të lidh asgjë me PD-në.

Ke thëne fiks, le të përçahet PD, le të ndahet! Normal që s’ka si të të dhembi PD-ja. Çfarë lidhje shpirtërore ke me të në fakt?! Morale apo historike?! Sigurisht që është koha të merren vendime, të hapet gara, te mos ndiqen më mbrapa të emëruarit. Një nga të emëruarit është Basha. Nuk e kuptoj, se për çfarë na merrni ne demokratëve? Kë ofendoni ju me retorika boshe?! Ju fituesit? Po sikur nuk do kishte kurrsesi Kuvend, po tani ç’ju shkrepi data 18 hë? Apo frika?! Jeni lëshuar si hijenat, jo si demokratë! Gara zhvillohet me datën 11 Dhjetor! Uroj të merrni pjesë e të mos fshiheni qosheve apo ambasadave! Ju thërret historia për garë, përballje! Se për fjalë të mëdhaja jeni të vetmit. Shyqyr që nuk tha këtë radhe kryetari, – do kalojë mbi trupat tanë Kuvendi i 11 dhjetorit, siç e ka zakon. Ka shumë mundësi t’ju mbetet vula, por do mbaheni mend në histori si grupi Basha, që flinte me vulën në shtrat të prangosur…. demokratë ju medemek”, shkruan një nga demokratët në rrjetin social të Dumës.

Ata e quajnë të turpshme deklaratën e nënkryetares së Bashës dhe i garantojnë asaj, që PD do të dalë më fortë pas Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit.

Me datën 11 Dhjetor e keni përballjen. Pse nuk shkoni në bazë të takoni demokratët e të shikojmë si do t’ju.presin. 12 vite në opozitë e flisni sikur keni sjellë PD në pushtet…..

Mos na bëj të qeshim kot aman, ti kishe thënë që le të shkatërrohet PD-ja, imagjino se sa e doni PD. E turpshme ta thoni ju atë fjalë. PD-ja nuk do të shkatërrohet, por do dalë më e fortë pas 12 dhjetorit……

Po vazhdove të përkrahësh Bashën jo 3 herë humbje po 30 herë ke për të humbur, besoj se e kupton edhe vetë ti se me Bashën nuk vjen PD në pushtet.

Te cila parukeri e ke bërë prenotimin o zonja Duma, po ik andej se lat nam po kush u beson më juve….

Je degjeneruar nga të gjitha drejtimet si nga paraqitja ashtu dhe nga politika”, shkruajnë demokratët.

Më poshtë po sjellim reagimet e demokratëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here