Meta: Jam lënë qëllimisht vetëm përballë 120 deputetëve të Kuvendit

0
141

Presidenti Ilir Meta shprehet se ai ka ndërmarrë hapa për të garantuar zbatimin e Reformës në Drejtësi, sipas Kushtetutës.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ai tha se përpjekjet e tij kanë qenë që vendi të kishte zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse.

Ai thekson se e ka detyrën deri në sekondën e fundit të 24 korrikut në këtë institucion, që të mbrojë Kushtetutën.

Meta shton se ai është lënë qëllimisht përpara një parlamenti më 120 e ca kartonë, me deputetë, me ato akte që ata kanë votuar vetëm ndërgjegjja e tyre mund ta pranojë.

Meta: Sa iniciativa ka ndërmarrë Presidenti kur ishte për te garantuar zbatimin e Reformës në Drejtësi, sipas Kushtetutës, sipas 140 votave të miratuara në Parlament në kohën kur Presidenti aktual ishte Kryetar i Parlamentit. Këtë gjë e dimë si janë refuzuar dhe lojërat që janë bërë. Së dyti djegia e mandateve. Ju e dini shumë mirë që Presidenti sapo e mori vesh këtë lajm, se Presidenti ishte në Gjermani, nuk ka qenë dhe kur kjo u bë fakt i kryer, ka bërë menjëherë një deklaratë. Palët bëjnë hapa mbrapa, opozita një hap mbrapa, qeveria dy hapa mbrapa dhe të rivendosin dialogun. U dogjën u ekzekutuan menjëherë në mënyrën më antikushtetuese dhe këtë e shohim sot, e kemi parë se çfarë ka ndodhur.

Përpjekjet e Presidentit që vendi të kishte zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse siç i takon një vendi të qytetëruar dhe demokratik. Ftesat e Presidentit për të realizuar këtë gjë. Ju e dini se si u minuan të gjitha përpjekjet e Presidentit. Nuk dua të shtyhem në shumë aspekte të tjera, por Presidenti kishte një detyrë, të paktën deri më 25 prill, se ai e ka detyrën deri në sekondën e fundit të 24 korrikut në këtë institucion, që të mbrojë Kushtetutën në të gjitha rrethanat, edhe kur ai është i vetëm dhe lihet i vetëm qëllimisht përpara një parlamenti më 120 e ca kartonë, si të thuash, me deputetë, me ato akte që ata kanë votuar vetëm ndërgjegjja e tyre mund ta pranojë.

Në kushtet dhe presioni e provokimi të gjithanshëm, por edhe të lojëra të bëra nga shumë aktorë, të cilat janë të qarta për të krijuar idenë sikur ishte problemi Presidenti, kur dihej shumë mirë se nga djegia e mandateve, cili ishte institucioni që rrezikohej më shumë? Presidenti! Sepse Kushtetuta i jep Presidentit për të mbrojtur shtetin, jo për të mbrojtur individin që është në zyrë dhe për ta mbrojtur nga pushteti, i jep një mbrojtje të jashtëzakonshme. 94 deputetë dhe pastaj duhet të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe e përcakton shumë qartë: “për shkelje të rëndë kushtetuese”, etj., etj. Pse? Për të mbrojtur shtetin nga pushteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here