Presidenti Joe Biden dhe homologu kinez Xi jinpinga kanë zhvilluar takimin e parë virtual mes tyre, teksa diskutuan mbi sfidat që përshkojnë marrëdhëniet ndërmjet dy kombeve. Biden tha se përgjegjësia jonë si udhëheqës të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, është të sigurohemi që konkurrenca midis vendeve tona të mos shndërrohet në konflikt.
Presidenti Joe Biden dhe homologu kinez Xi jinpinga kanë zhvilluar takimin e parë virtual mes tyre, teksa diskutuan mbi sfidat që përshkojnë marrëdhëniet ndërmjet dy kombeve.
Dy udhëheqësit folën publikisht për rreth 10 minuta me ndihmën e përkthyesve, përpara se të fillonin takimin e tyre të mbyllur, që zgjati rreth tri orë.
“Më duket se përgjegjësia jonë si udhëheqës të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, është të sigurohem që konkurrenca midis vendeve tona të mos shndërrohet në konflikt”, tha presidenti Biden të hënën, ndërsa të dy udhëheqësit folën nëpërmjet një video-telefonate.
Rriten kreditë për blerje apartamentesh gjatë periudhës korrik-shtator
Kohë të vështira për beqarët, 1 vit burgim për çiftet e pamartuara që kapen “mat” në hotel
Presidenti Xi gjithashtu pranoi se ka shumë çështje të hapura midis dy fuqive të mëdha dhe, siç pritej, mbrojti sovranitetin e kombit të tij.
“Duhet t’i drejtojmë mirë punët tona të brendshme dhe, në të njëjtën kohë, të marrim pjesën tonë të përgjegjësive ndërkombëtare dhe të punojmë së bashku për të çuar përpara kauzën fisnike të paqes dhe zhvillimit botëror”, tha presidenti Xi.
Shtetet e Bashkuara e shohin Kinën si një konkurrente strategjike, ndërsa Pekini po përpiqet të rrisë ndikimin ushtarak dhe ekonomike në mbarë botën. Dy vendet kanë një seri mosmarrëveshjesh ligjore, teknologjike dhe ekonomike, të cilat mund të përshkallëzohen.