Varësinë nga rrjetet sociale nxënësit e shfaqin edhe gjatë orëve të mësimit.
Përballë me mësuesen,e pavëmendshme nga shpjegimi i lëndës së matematikës një nga vajzat e gjimnazit zhvillon video direkt në tik tok. Efekt nxënësja duke u sharë me shokët.
Pa u shqetësuar nxënësit bullizojnë në shkollë.
Pavarësisht se përdorimi i telefonit është i ndaluar në institucionet arsimore, jo të gjithë drejtoritë e shkollave e zbatojnë urdhërin.
Sipas ekspertëve të arsimit mësimdhënia online gjatë periudhës së pandemisë ka ndikuar në ndryshimin e marrëdhënieve mësues-nxënës.
Moszbatimi i rregullave në shkollë, si rrjedhojë e tolerancës së disa mësuesve, do të sjell pasoja në të ardhmen në jetën shoqërore, përfundon mendimin ekspertja Nathanaili.