Shumica e grupit parlamentar të PD duhet të vendosë: o me Berishen dhe demokratët, o me Bashën dhe Edi Ramën

0
498

Që Lulzim Basha ka dashur të ketë një Parti Demokratike të veten, kjo është ditur nga dita e parë e tij si kryetar. Që ai e ka dashur për vete, kjo po duket vetëm tani. Ose jo, tamam. Shenjat kanë qenë të qarta, por ne kemi qenë të dehur. Ashtu si në eksperimentin me ujin e nxehtë dhe kërminjtë, Basha veproi me eksponentët e Partisë Demokratike duke i larguar një e nga një. Edhe kundërshtarët edhe mbështetësit e tij, mund të bien dakord për një gjë: në tetë vite, Lulzim Basha vetëm ka larguar njerëz.

Nuk ka një rast tjetër në tre dekada, në çdo parti që të ketë patur një përçarës më të madh se ai. Dhe arsyeja është e thjeshtë. Sado autoritare të duket, ai nuk ka dashur një parti të vetën, por ka shkuar më larg. Ai ka dashur një parti për vete. Sot ai është në aktin final. Në çdo fjalë e çdo veprim të tij pas zgjedhjeve, lexohet qartë synimi i tij për të larguar Sali Berishën si pengesë e fundit. Shpallja ‘non-grata’ nëpërmjet lobimit të George Soros ka qenë një operacion i mirëmenduar Rama-Basha-Veliaj-Kim. Më të vërtetë sesa rrëfimet që vijnë nga kampi tjetër, këtë operacion e bën skema e përdorur. Dhe ja pse: elementi kyç i të gjithë kësaj është ‘shumica kritike’, që është e barabartë me 80% të bazës së PD, ose formula për të mbajtur vulën dhe logon e PD.

Vendimi i marrë shumë kohë më përpara për të shkelmuar Sali Berishën nga Partia Demokratike, do të sillte reagimin e tij. Në kushte normale, kundër-reagimi i tij, për definicion, do të kishte shumicën dërrmuese të anëtarësisë, strukturave dhe mbështetësve. Në këto rrethana do të ndodhte një kundër revolucion, dhe Lulzim Basha do çohej zgupthi me kuç e me maç. Lulzim Basha nuk do të kishte alternativë tjetër, veçse të krijonte një parti të re. Historia ka treguar se kushdo që është larguar nga një parti mëmë (përveç LSI) është zhdukur. Le më një parti e re e një gjumashi dhe dikujt që vetëm merr dhe nuk jep.

Non-grata u shpik për të parandaluar pikërisht këtë. U shpik për të vendosur Partinë Demokratike midis Bashës dhe gjasme pro-amerikanizmit, dhe Berishës nga ana tjetër, dhe non-gratës. Llogaritë diabolike të hartuara nga Edi Rama dhe të zbatuara nga Lulzim Basha synonin pikërisht këtë. I shpallur non-grata; në moshë të avancuar; i goditur nga media dhe propaganda e qeverisë, Sali Berisha, pavarësisht emocioneve të militantëve, nuk do të mund të mblidhte mjaftueshëm mbështetës për të arritur ‘shumicën kritike’, ose 80% në mënyrë që të mbante logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

Ne kete fryme, fillimisht Lulzim Basha u shfaq levderues deri je jargavitje ndaj Sali Berishes. Duke marre rolin e viktimes; te keq ardhurit; dhe justifikimit se ishte i detyruar, ai u mundua te joshte jo vetem Sali Berishen, por edhe bazen e Partise Demokratike. Por nderkohe qe Rama-Basha kishin parashikuar kunder-reagimin potencial te Sali Berishes ndaj tyre, ata nuk e kishin menduar se ai do te linte pensionin politik, dhe do te kthehej ne ring, me energjik se kurre per te fituar edhe betejen e fundit dhe me te rendesishmen e jetes se tij. Kunder reagimin Berisha e nisi me nje akt tejet te forte, nje akt qe askujt, as Rames, as Bashes, as Kim e as Soros nuk i kishte vajtur ne mendje: Sali Berisha nisi revolucionin e vet me nje perballje gjyqesore me Sekretarin e Shtetit. E vazhdoi me perballjen politike ndaj Edi Rames dhe Lulzim Bashes.

Perbetimet e Bashes se nuk do te lejoje mbajtjen e Kuvendit, i lane vend shantazheve te enturazhit te tij ndaj firmetareve. Kur kjo nuk u arrit, u kalua ne planin tjeter, ate te deligjitimimit te te 4200 formulareve. Te gjithe jemi deshmitare te sharlatanizmit te Bardhit dhe te tjereve me gjasme ‘bllofin’ me firmat. Kur u ftuan publikisht nga Edi Paloka per te kontrolluar formularet nje e me nje, dhe pane qe ato firma ekzistonin, atehere Lulzim Basha i instruktuar nga Edi Rama, vendosi te therrase Kuvendin me date 18 dhjetor. Teza se 1/4 e firmave nuk mund te therrisnin kuvendin, ra. Teza se firmat jane te manipuluara, ra. Teza se nuk mund te kishte kuvend, ra. Po keto pak rendesi kane per Lulzim Bashen. Ai ka vetem nje qellim: vulen.

Ne kete linje shkon edhe deklarata dhe kercenimi i tij sot, se kush shkon ne Kuvendin e Sali Berishes do te perjashtohet nga PD. Edhe Sali Berisha; edhe mbi 80% e struktures. Tashme Lulzim Basha e ka te tejkaluar ceshtjen e ‘shumices kritike’ pasi Sali Berisha ja shkerrmoqi skemen. Ne pa mundesi per te mbajtur Partine Demokratike, Lulzim Basha dhe Edi Rama kane vendosur ta shkaterrojne ate. Lulzim Basha eshte i gatshem te beje gjithcka ne bote qe te ndaloje mbajtjen e Kuvendit me date 11. Ai e di qe me date 18 nuk mund dhe nuk ka per te patur Kuvend. E gjitha eshte skeme per te ndaluar ate te dates 11 dhjetor ne pa mundesi per tu perballur aty. Albin Kurti e shkarkoi Visar Ymerin nga kryetar i Vete Vendosjes nga burgu ne vitin 2018 sepse kishte bazen e partise me vete. Sali Berisha po e shkarkon Bashen nga sallat e mbushura plot, per te njejten arsye. Betejen per Partine Demokratike e ka fituar Sali Berisha tashme.

Betejen per zemrat dhe mendjet e demokrateve po ashtu. Kuvendi i dates 11 dhjetor eshte vetem nje formalitet. E vetmja beteje e pa perfunduar akoma eshte ‘shumica kritike’ e Grupit Parlamentar. Te vendosur nen trysni, pjesa derrmuese e Grupit Parlamentar kane vendosur te qendrojne asnjanes, ne pritje se kush pale te fitoje. Por, nga sot ata jane te vonuar. Nga sot eshte momenti qe gjithesecili prej tyre te pozicionohet. Nuk ka me as mish as peshk. Pas kercenimit te Lulzim Bashes, edhe Sali Berisha duhet t’ua beje te qarte pikerisht atyre, Grupit Parlamentar se duhet te pozicionohen: o me Berishen dhe demokratet, o me Bashen, 4-5 zgjyrat e tij, dhe Edi Ramen. Duhet t’ua beje te qarte qe nese nuk pozicionohen sot, neser eshte vone. Vone vetem per ta dhe per askend tjeter. Ti gezojne edhe disa muaj deputete, por parlamentin dhe Partine Demokratike ta harrojne.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here