Vrasja e të miturit në Fier/ Qeveri boll bëre vajtojcën, por vepro!

0
115

Nga Petrit Vasili/

Ngjarja e tmerrshme në Fier është e papajtueshme me çdo retorike dhe patetizëm.

Analizë e hollësishme rreptësisht kritike e çdo hallke të shtetit, që nuk funksionon, që është atrofizuar dhe që është asgjesuar dhe që krijuan premisa për këtë horror të vertetë kjo kërkohet me urgjencë dhe sa më parë.

Nxjerrje e pergjegjësive dhe veprime urgjente e të qarta të qeverisë, kjo duhet, këtë presin qytetarët shqiptarë të pambrojtur e të rrezikuar.

Asgjë nuk kemi parë nga këto!

Kemi parë veç fjalë, ngushellime dhe përdëllime pa fund nga kryeministri etj me radhë qeveritare gjithfarësh.

Qeveria boll beri vajtojcën, sepse nuk është vajtojcë, por pergjegjese e vetme kushtetuese për të parandaluar keto tragjedi përmes veprimeve konkrete.

Lumenjtë e ngushëllimeve hipokrite pa veprime veç do të prodhojnë ngjarje të tjera të renda.

#Kohapertevepruareshtetani

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here