E rëndë/ “Më kapi për flokësh dhe më shtriu përtokë”, historia tronditëse e 13 vjeçares që u dhunua nga shoqet në tualetin e shkollës

0
121

13 vjeçarja tregon për Top Channel se është dhunuar në tualetin e shkollës ka ngritur shqetësimin pranë drejtorisë së shkollës.

E. S. – nxënëse E. D.: Ndodhi një incident meevajzat e klasës paralele të 8. Ishim në tualetin e shkollës, hodha një batutë filluan të më kërcënonin edhe unë reagova. Pastaj njëra prej tyre më kapi prej flokësh e më uli përtokë. Vajza e drejtoreshës ishte aty, por nuk shkoi t’i tregonte të ëmës që të merreshin masa.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur të hënën e shkuar, E. ndihet e pasigurt në ambientet e shkollës.

Ndërkaq e ëma e E. ngre shqetësimin se nuk është lajmëruar nga drejtoresha e shkollës në momentin e zënkës por takimi me prindërit e vajzave të përfshira në konflikt është zhvilluar një ditë më pas , teksa mungonte prindi i vajzës që kishte ushtruar dhunë.

Në mesazhin e siguruar nga Top Channel drejtoresha Etilda Muhaj i thotë A. S. se cdo prind mban përgjegjësi për veten dhe fëmijën e tij dhe se vajzat janë sqaruar e se asnjë fije floku nuk do ti preket askujt.

Ndërsa psikologia e këtij institucioni arsimor është mjaftuar me fjalën e E. që i ka thënë se ndihet mirë dhe se nuk do që kjo çështje të diskutohet në klasë, ndaj nuk ka bërë hapa të mëtejshëm. Mamaja e E., gjykon se çështja e fëmijës së saj nuk është shqyrtuar me drejtësi ndaj në një ankesë drejtuar platformës Shqipëria që duam , kërkon shkarkimin e drejtoreshës.

A. S.: Unë jam shumë e zhgënjyer. Nuk është marr asnjë masë. Kam frikë si do shkojë situata e jam detyruar të lë punën që të shoqërojë cdo ditë vajzën!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here