Familjarët e Mateos 8-vjeçar janë duke u zhvendosur në qëndër të Fierit, ku iu bëjnë thirrje qytetarëve që të nënshkruajnë një peticion, për varjen e autorit të krimit të rëndë Klodian Çalamani.
Ata iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Fierit që t’iu bashkohen, ndërkohë që dhe nga gazetarët kanë kërkuar që të nënshkruajnë peticionin.
I pari që qëndron në krye të protestës është babai i Mateos, i cili lutet dhe kërkon që një ngjarje e tillë makabre të mos i ndodhë askujt tjetër.
Familjarët kanë bllokuar qarkullimin në të gjithë qendrën e Fierit, dhe kërkojnë nga qytetarët që të plotësojnë formularin për dënimin me vdekje.
Protestës së familjarëve i janë bashkuar dhjetra shoferë, të cilët kanë ndaluar mjetet e tyre, dhe kanë firmosur.