Sërish edhe këtë të premte pati një përballje ‘direkte’ mes Foltores dhe Lulzim Bashës.
Nuk dihet se kush e ka këshilluar apo pse e ka zgjedhur këtë mënyrë, por Lulzim Basha ka vendosur të ‘sfidojë’ çdo transmetim direkt të Foltores apo konferencat e liderit historik Sali Berisha.
Por sa herë ai futet live, ndjekësit janë gjithmonë e më të pakët. Nëse në fillim kishte një interes të vakët për auto-intervistat e tij apo replikat qesharake në Kuvend, numri i ndjekësve po ulet vazhdimisht.
Në fillim Foltorja kishte mbi 6 herë më shumë ndjekës online se Lulzim Basha. Kurse sot, Basha është katandisur në atë pikë, sa online e ndjekin rreth 30 herë më pak njerëz se Foltoren e Librazhdit.
Ndiqini më poshtë shifrat:
© SYRI.net