Nga Bujar Nishani
Të nderuar miq, sot pasdite do t’ju bashkohem demokrateve dhe demokratëve të Librazhdit në takimin e Lëvizjes për shpëtimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.
Foltorja e z. Berisha sot në Librazhd do të bashkojë të gjitha gjeneratat e identitetit, historisë dhe të ardhmes së PD në atë krahinë.
Demokratët e Librazhdit dhe zonës përreth kanë qenë këto 8 vite të shkuara, pjesa më e diskriminuar, më e dhunuar, më e fyer nga rregjimi më i egër anti PD, që tashmë ka marrë peng edhe Selinë e Partisë tonë, duke tentuar poshtërimin e kësaj partie për të projektuar opozitën e përjetshme për demokratët.
Sot vijon Lëvizja historike për ndryshim!
Partia Demokratike do të rikthehet tek vlerat e saja dhe forca drejt pushtetit e këtë mundet ta realizojnë vetëm demokratët e vërtetë, demokratët e bazës, të cilët as blihen nga kusarët e pushtetit e as friken nga sharlatanët pengje të aferave me pushtetin