Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të riçelë hetimin për gjyqtaren e Elbasanit Enkeleda Kapedani, për hetimin dhe verifikimin e disa rrethanave të reja në procesin e saj të Vetingut. Në seancën dëgjimore, KPK ngriti dyshime për disa transferta të bëra nga bashkëjetuesi, ndërsa DSIK kishte dorëzuar dy raporte, në të parin e konsideronte të pastër nga kriteri figurës dhe integritetit, te i dyti vlerësonte se Kapedani ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Nga ana tjetër gjyqtarja Elbasanit kërkoi konfirmimin në detyrë dhe shtoi se Komisioni nuk duhet ti merrte parasysh si shkelje videot e publikuara, për të cilat është në hetim disiplonor nga ILD.
Kujtojmë se videot e Kapedanit që u postuan në rrjetet sociale u bënë shkak për nisjen e hetimit të saj disiplinor nga ILD. Gjyqtarja shfaqej duke kënduar këngë për mafia, dhe me pamje që u konsideruan joetike për detyrën që ajo mban.