Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar foltoren me demokratët e Librazhdit, ku ka theksuar se me këtë pjesëmarrje të lartë, shumë shpejtë nuk do na zënë as sheshet, për tu përballur me regjimin, ku dhe do të fitojmë.
‘Sot jemi në sallë po aq sa do të jem nesër në shesh! Sheshet nuk do na zënë më! Revolucioni ynë nuk ka të ndalur. Ne do të fitojmë!’, shkruan Berisha në Facebook.