‘Nga 114 delegatë, firmosën 104’/ Malltezit i fshijnë postimin: E raportuan sufllaqexhinjtë e Lulit/Hasës

0
152

Demokrati Jamarbër Malltezi denoncon fshirjen e një statusi në Facebook, nga ata që ai i quan sufllaqexhinjtë e Lulzim Bashës dhe Endri Hasës. 

Një grup përdoruesish të rrjetit social kanë raportuar postimin e Malltezit ku ai ironizonte atë që ka ndodhur te Dega nr.4 e PD në Tiranë, ku nga 114 anëtarë, 104 prej tyre kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.

Ndërsa nga grupi i WhatsApp të kësaj dege ishin larguar të gjithë anëtarët firmosës, duke mbetur aty vetëm kryetari i degës me dy bashkëpunëtorë të tij.

Një orë më pas, postimi fshihet nga Facebook me argumentin se janë thyer kushtet e privatësisë.

“Imagjino që këta që bllokojnë postimin në Facebook kërkojnë të nxjerrin formulare dhe numrat personale të delegatëve. Këtë që dënon ligji“, shkruan Malltezi.

Postimi
Hahahahahahaha Lajm i papare! Me heret nxorra nje postim qe modeli Basha qe kercenon se do perjashtoje nga PD delegatet qe do mblidhen me 11 Dhjetor ishte i ngjashem me ate qe kur mori vesh se kishin firmos 104 nga 114 delegate qe ka dega e PD i fshiu te gjithe vec 5 vetave [?] Pa u bere 1 ore nga postimi me mbi 300 like, sufllaqexhinjte e Lulit/Hases e raportuan si postim qe shfaqen te dhena personale dhe nuk duhej postuar!!! Imagjino qe keta qe bllokojne postimin ne Facebook kerkojne te nxjerrin formulare dhe numrat personale te delegateve [?] Kete qe denon ligji [?]

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here