Një takim i liderit historik të PD-së, Sali Berishës, do të zhvillohet posaçërisht me vajzat dhe gratë e Partisë Demokratike, në kuadrin e lëvizjes së tij “Foltorja”.
Lajmin e ka dhënë sot Albana Vokshi, kryetarja e Lidhjes Demokratike e Gruas së Shqipërisë në Fb: “Zëri i gruas sjell ndryshim. Të gjitha bashkë ndryshojmë botën” ka shkruar Vokshi dhe lajmëron se Foltoja do të mbahet të dielën, më 21 nëntor, ora 17:00 në hotel Rogner në Tiranë, në sallën Antigone.