“U nis për SHBA, por u kthye se do ta arrestonin”, Berisha bën deklaratën e fortë: Basha ka dy dosje, ftesat në SHBA, si të Saimir Tahirit!

0
216

Sali Berisha, ka zhvilluar takimin e tij të Foltores, me demokratët në Librazhd.

Duke folur para mbështetësve të tij, ai u ndal edhe tek deklaratat e Lulzim Bashës, se ka marrë një ftesë për të udhëtuar drejt SHBA-ve.

Berisha tha se edhe para tre vitesh, Basha u nis drejt SHBA-ve, por u kthyer “sepse do ta arrestonin”, për shkak të “dosjes Muzin”, ose siç njihet ndryshe “dosja ruse”.

“Sot ka njoftuar se ka marrë ftesë për në SHBA. Do t’i them dy fjalë! Lulzim, në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saje Qorri, domethënë Saimir Tahiri, me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty, me dy dosje, jo me një, por me dy dosje, po kaq të rënda. Me dosjen Muzin dhe dosjen Toyota Yaris. Të dytën e ndan me Taulant Ballën. Po, ju them unë ju!

Tre vjet më parë u nis për në SHBA, doli një grup demokratësh për ta pritur në aeroport, por nuk shkoi. U thanë demokratëve, po të vinte do të arrestohej. Dosja Muzin, është një dosje përvëluese për peng Bashën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here