Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Krujë me ftesë të deputetes së Partisë Demokratike, zonjës Merita Bakiu.
Zoti Berisha konsumoi një kafe me deputeten Bakiu, ish-deputetët e Krujës si dhe me disa prej personaliteteve më të njohura të këtij qyteti.
Burime nga takimi bënë të ditur se në qendër të bisedës ishte situata politike në vend me fokus tek zhvillimet e forta që kanë përfshirë forcën kryesore të opozitës shqiptare.