Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme në takimin e radhës së “Foltores” me Lidhjen Demokratike të Gruas, se Sorosin do ta shpallë “Non grata”.
“Soros është një armik i egër i demokracisë në Shqipëri. Ai është arkitekti i Reformës me të cilën i prenë shtyllën shtetit shqiptar. Ai është frymëzues në shumë aspekte i narko-shtetit, ai është projektues, apo rigjallërues i projekteve të Milloshevicit për ndarjen e kufijve të Kosovës dhe së fundmi i Ballkanit Soros. Për të gjitha këto në 2017 kam kërkuar shpalljen e tij “Non grata” dhe tani në emër tuaj do i them atij kjo forcë në pushtet, një nga aktet e para është shpallja e tij “Non grata” përgjithmonë u shpreh Berisha.