Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Kjo situatë ka bërë që 22-vjeçarja me inicialet E. R., ka tentuar të vetëvritet.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave për veprën penale “Dhuna në familje”, përfundoi shtetasi me inicialet E. R., banues në fshatin Orman, të Maliqit. Ndërkohë, gruaja e tij ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.