Një nga fituesit e “Telebingo shqiptare” ka ndërruar sot jetë, vetëm pak orë para se në shtëpinë e tij të mbërrinte telefonata me lajmin e mirë. Vetë moderatori i programit, Ardit Gjebrea ka telefonuar blerësit e biletave dhe njëri prej tyre nuk përgjigjej dot pasi kishte ndërruar jetë këtë mëngjes.
Në telefon, Gjebreas i doli bashkëshortja e të ndjerit, e cila duke qarë tha se i shoqi kishte ndërruar jetë.
“I zoti i biletës tha vdiq sot në mëngjes,”- tha gruaja duke qarë, gjë që bëri që të prekeshin edhe të pranishmit në studion e TvKlan.
Gjithsesi, gjërat që ka fituar i ndjeri me siguri do të shkojnë në duart e familjes së tij.