Sarah dhe Pajtimi kanë vendosur t’i tregojnë Fifit për puthjen e tyre.
Reagimi i saj nuk ishte aspak ashtu siç dyshja e priste.
Këngëtarja e revoltuar i tha atyre se ky veprim është shumë i tepruar dhe ofendues për aq kohë sa banorët janë shqetësuar për marrëdhënien e tyre.
“Nëse po bëni lojë do ju kthehem shumë keq. Po na ofendoni inteligjencën, a e dini ju se sa jam shqetësuar unë për ju?”,- tha ajo.
Kjo deklaratë duket se ka revoltuar Sarën e cila e përlotur u përgjigj:
Nuk mund të ma thuash këtë gjë. E di që nuk jam sjellë mirë me Pajtimin por nuk mund të më thuash se po bëj lojë. Nëse e putha, e bëra sepse e ndjeva, por nuk dua të ofendoj askënd këtu brenda. Madje para disa ditësh doja edhe të largohesha nga shtëpia pasi ndihesha e distancuar prej jush”,- tha ajo.