Kryemadhi: Gjimnazistëve të kësaj gjenerate, klasa politike shqiptare i ka borxhet më të mëdha

0
124

Nga Monika Kryemadhi

Gjimnazistëve të kësaj gjenerate, klasa politike shqiptare i ka borxhet më të mëdha. Dështimi i realizimit të ndryshimit në 25 Prill, ka vrarë pikëspari shpresat e tyre për të ardhmen, e ka shtuar radhët e atyre që talentin e tyre e shohin më të vlerësuar jashtë vendit, larg familjes.

Të rinjtë janë forca vitale që kërkon dhe di të japë më shumë për zhvillimin e vendit, e ata do të kenë përherë dedikimin total të LSI për t’i përfshirë në vendimarrje, që politika të jetë e formësuar me idetë e tyre në shërbim të së ardhmes së tyre! Kemi shpresa të mëdha për ekipin tonë të gjimnazeve, në traditën më të mirë të forcës tonë politike, për të qenë katalizatore të mendimit kritik dhe rritjes së angazhimit publik të gjimnazistëve në të gjithë vendin, si një forcë pozitive larg të vjetrës, që nxit një politikë të re që ecën me hapin e tyre galopant.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here