Flamur Noka, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka tejkaluar misionin e saj si diplomate dhe se, sipas informacioneve që disponon ai, ambasadores “i është tërhequr veshi” nga Departamenti i Shtetit.
Flamur Noka: Ka një gjë, nuk është parë kund që një ambasadore të përzihet në punët e brendshme të një partie politike. Nuk përzihen ambasadorët asgjëkundi. Kjo është shumë e rëndë, kapërcim i të gjithë kornizave të një diplomati. Berisha është në të drejtën e tij këtu. Zonjës i është tërhequr veshi nga Departamenti i Shtetit, kam informacione për këtë.
A e patë sondazhin si ka ndryshuar besueshmëria e shqiptarëve, më shumë te BE, sesa të SHBA? Kjo është këmbanë alarmi për DASH, sepse tregon që duhet dikush të mbajë përgjegjësi për lojën e keqe që është bërë këtu, sepse shqiptarët janë pro amerikanë.