NOTAT/ Legjionarët në Serie A, mbrojtja në bllok si titullarë, Manaj e nis nga stoli

0
119

Java e 13-të e Serie A, pa si protagonistë disa nga legjionarët kuqezi. Marash Kumbulla u rikuperua në kohë në rekord dhe zbriti si titullar në transfertën që Roma fitoi 0-2 përballë Geona. Qendërmbrojtësi kuqezi qëndroi në fushë deri në minutën e 87-të ku u zëvendësua nga Smalling.

Kumbulla

“Nota 6, nga tre qendërmbrojtësit e Mourinhos ishte më i vlerësuari, kishte jo pak punë për të mbuluar krahun e majtë agresiv të rivalëve”. Titullarë dhe 90 minuta në fushë zbriti dhe Elesid Hysaj përballë Juves.

Hysaj

“Nota 5,5, nxori nga fusha Danilo, ku u ndëshkua me karton të verdhë, por sërish kishte jo pak punë në krahë me Cuadrado dhe Kulusevski. Në pjesën e dytë, tregoi disa sinjale pozitive në krahun e majtë, ku shpesh u lirua dhe arriti të krosonte”. Ndryshe nga se pritej, Strakosha qëndroi sërish në stol, pasi Sarri preferojë Pep Reina dhe pse jo në kushtet më të mira.

Berati

Titullarë dhe 90 minuta në fushë zbriti dhe Berat Gjimshiti në sfidën që Atalanta fitoi 5-2 përballë Spezia. “Nota 6,5. Një ndeshje e kujdesshme në mbrojtje, por në këtë sfidë mbështeti shpesh edhe aksionet sulmuese, këmbeu rolet me De Roon duke flirtuar edhe me golin”. Në këtë sfidë, trajneri Motta i rezervoi disa minuta edhe Rey Manaj duke e hedhur në fushë me fillimin e pjesës së dytë por pa mundur të lë gjurmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here