Berisha: Ambasadorja Kim mos shfrytëzojë mëkatet e narkosve shqiptarë për të bërë guvernatoren në Shqipëri

0
147

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në ‘Foltoren’ e Burrelit, deklaroi se ambasadorja Yuri Kim duhet të mos sillet si guvernatore.

Berisha thekson se Kim duhet që të respektojë konventat ndërkombëtare të diplomacisë.

“Ambasadorja Yuri Kim do bënte mirë të konsideronte në mënyrën më serioze konventet ndërkombëtare dhe rregullat e një vendi. Të mos shfrytëzojë krimet dhe mëkatet e narkosve shqiptarë për të bërë guvernatoren, në një vend, që ka 108 vite i pavarur. Ju e dini, ndaj meje është marrë një vendim, që është unik në botë. Kjo sepse nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur non grata dhe që nuk ka në jetën e vet qoftë një akuzë më të vogël apo proces gjyqësor. Nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur non grata, tetë vjet pasi është larguar nga çdo lloj funksioni politik që mbante.

Nuk ka njeri në botë që është shpallur non grata, tre javë pasi partia e tij humb zgjedhjet. E gjitha është vepër korruptive e mafies që bashkëpunon mes Ramës dhe Soros. Ndaj unë, pa lëkundur besimin tek SHBA, po bëj betejën time. Sa të jetë në atë post sekretari Blinken, unë nuk do shkel në atë vend. Por, koha ndryshon. Por, shumë shtete të Europës nuk besojnë atë vendim, e quajnë të padrejtë. Ata nuk besojnë se dosja e Sali Berishës ka fakte a dokumente. Ky akt kishte qëllim shkatërrimin e opozitës shqiptare për llogari të Ramës, sepse Edi Rama është bir shpirtëror i Soros, për të cilin kam kërkuar të shpallet non grata e kur PD të fitojë, Soros do shpallet non grata”, deklaroi Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here