Vëllai i Madh ka kërkuar nga banorët të luajnë një nga komeditë më të famshme shqiptare, “Pallatin 176’’, si pjesë e provës javore.
Sara dhe PM do të jenë në rolet e Fredit dhe Elsës dhe gjatë provave dyshja kanë shkëmbyer një puthje me njëri-tjetrin.
Ky moment ka shkaktuar shumë komente pozitive te banorët.
Kujtojmë se Sara dhe PM u puthën për herë të parë mëngjesin e sotëm.
Ishte Sara ajo që bëri hapin e parë, ndërsa Pajtimit i erdhi si e papritur.