Ish-deputetja e LSI: Përfundojmë raportin me Bashën, por jo me PD! Edhe në fushatë nuk reflektonte bashkëpunim

0
114

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ka deklaruar se kjo forcë politike ka shkëputur përfundimisht lidhjet me kryedemokratin Lulzim Basha, por jo me Partinë Demokratike.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Mehmetaj thotë se LSI  diferencon qëndrimet e kryedemokratit dhe stafit të tij nga qëndrimet e PD.

“LSI diferencon qëndrimin e zotit Basha dhe stafit të tij me qëndrimin e PD. Jemi në një situatë që ende nuk e dimë cila është PD, nuk mund të flasim për PD dhe as për demokratët e thjeshtë. Ne mund të flasim për atë raport me zotin Basha dhe raporti i LSI me zotin Basha është përfundimtar”, tha Mehmetaj.

Më tej ish-deputetja shprehet se gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti, sjellja e PD nuk reflektonte parimet dhe marrëveshjet e bashkëpunimit.

“Përfshirja e LSI, po ashtu edhe përfshirja e presidentit në këtë diskutim të ditëve të fundit ka qenë e ardhur nga PD dhe nga zoti Basha dhe zoti Bardhi. Në fakt, që gjatë periudhës së zgjedhjeve edhe në përfundim të saj një pjesë e LSI ishte koshiente për atë që PD po bënte në terren që nuk reflektonte aspak as marrëveshjet historike, por as edhe parimet bazë mbi të cilat kishim bashkëpunuar dhe për të cilat LSI kishte sakrifikuar në 4 vite”, tha Mehmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here