Ne takimin qe ka nisur me demokratet e Matit, nje prej tyre ka marre fjalen dhe ka shprehur kritika si ndaj kryedemokratit Basha dhe ambasadores amerikane.
“E garantoj Lul Bashën që e kam vështirësi t’ja zë emrin që nuk më pranoi për të firmosur. I them nuk ka problem, kjo është demokracia, sepse ne jemi familje e madhe e lirisë së mendimit. Punova me mish e me shpirt me të. I them zotit Çollaku që kujdes me hallvën që gatuar Lul Basha më datë 18 se do ta bëjë me kripë jo me sheqer. Tani ne nga Mati nuk kemi veti t’ja vendosim këmbën në fyt të paudhit që e ka zgjedh rrugën e vetë. Dua t’i them Bashës se e vrau veten vetë. Thyem brinjët dhe kockat për të, do ti them Lul Bashës: Qofsh i Xhenetit. Berisha nuk ka tmerr më të madh se të japësh lekë për të nxjerrë fëmijët nga shtëpia. Shkojmë në darkë në shtëpi dhe e gjejmë tavolinën bosh. Tani zonjës ambasadore. Zonjë e nderar nuk je në vendin e duhur. Je në përfaqësuese e tempullit të demokracisë. Me ata që po rrin ti janë njerëz që kanë vrarë djem të rinj dhe djem nënash.”