Një autobus ka marrë flakë në pjesën perëndimore të territorit bullgar. Burimë bëjnë me dije se shumica e viktimave janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, që po ktheheshin në Shkup pas një vizite në Stamboll.
Të paktën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, u vranë mëngjesin e sotëm kur një autobus që transportonte qytetarë të Maqedonisë veriore mori flakë dhe po kthehej në Shkup.
Nikolay Nikolov, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme bullgare, tha se tragjedia që ndodhi në orën 02:00, një pjesë e autostradës pranë fshatit Bosnek, rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje, humbën jetën 46 nga 53 pasagjerë.
7 të mbijetuarit kërcyen nga autobusi për t’ju shpëtuar flakëve megjithëse morën plagë duke u dërguar menjëherë në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit fatal. Z. Nikolov dhe vendi i aksidentit është rrethuar nga policia.