I ftuar në Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço, analisti Genc Burimi ka folur mbi zhvillimet politike brenda PD dhe sondazhin e Notos.
Meço: Ka dy rrugëtime të ndryshme, ku Berisha është me bazën dhe Basha i cili është më i tërhequr. A e bën më të pakuptimtë diskutimin brenda PD Basha-Berisha kjo temperaturë e opinionit publik.
Burimi: Në një shtet të drejtë e vendos drejtësia. Të dyja palët shkojnë në gjykatë, japi argumentat dhe drejtësia vendos. Do ketë një herë të parë edhe në Shqipëri.
Berisha të nxitojë dhe të shikojë ku do ti gjejë fondet. Duhet të bëjë dy gjëra. E para të kryejë financat e partisë së re dhe e dyta se sa deputet do të marrë në parlament.
Berisha është një ‘buldozer’. Po i jep një vitalitet jetës politike në Shqipëri. Ku kalon ai çirren njerëzit, bravo i qoftë është politikan. Po të kishte zgjedhjet nesër ai do të bënte tmerr.